Analize

Modeli maqedonas – Si ta kthejmë kanabisin në një super industri?

Slave Ivanovski ishte ndër eksportuesit më të mëdhenj të domateve dhe specave në Maqedoninë e Veriut deri dy vjet më parë, kur filloi kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Po ashtu edhe Jane Sevdinski, i cili dikur punonte në ministrinë maqedonase të Financave ka investuar më shumë se 1 milion euro në katër serra të mëdha kanabisi.  

Në pamje të parë kultivimi i kanabisit është një nga modelet më të pazakonta ekonomike, por të dy këta njerëz janë pjesë e një plani për ta kthyer Maqedoninë e Veriut, në një super fuqi ekonomike, falë industrisë së kanabisit.

Vendi fqinj legalizoi kultivimin e kanabisit në vitin 2016, duke iu bashkuar Greqisë dhe Kroacisë, ndërkohë që Shqipëria vazhdon me kultivimin e paligjshëm të lëndëve narkotike, i cili është shndërruar tanimë në një “industri” që ushqen krimin e organizuar.

Kultivimi i kanabisit të ligjshëm në Maqedoninë e Veriut, ka bërë që ekspertët të ngrenë shqetësime se kanabisi i prodhuar në mënyrë të paligjshme në Maqedoni ose vendet fqinje të përfundojnë në tregun e ligjshëm dhe të niset për eksport.

“The Independent” do të shkruante në janar të këtij viti se Shqipëria është "Kolumbia e Europës, duke e cilësuar vendin tonë si “selinë” e trafikut të drogës në kontinentit europian.

Gazeta shkruante se kultivimi i kanabisit kishte qenë thelbësor për ekonominë shqiptare, duke theksuar se edhe në rajon kanabisi vazhdon të jetë lënda kryesore për trafikantët dhe grupet kriminale. Por investimet e për legalizimin e kanabisit medicinal në Maqedoninë e Veriut, mund të nisin një epokë të re për kanabisin në Ballkan.

Industria e ligjshme e kanabisit ka filluar të shfaqet në Ballkan, edhe pse jo në Shqipëri, pasi kompania kanadeze “ICC International Cannabis Corp”, njoftoi në fillim të këtij viti një marrëveshje për blerjen e “Balkan Kanabis Corp”. Kjo shoqatë, e themeluar vetëm vitin e kaluar nga investitorët nga Mali i Zi, tashmë ka sipërfaqe të mëdha tokash që po përgatiten për kultivimin e kanabisit në Maqedoninë e Veriut.

Por edhe pse ka pasur shumë përparim drejt normalizimit të kanabisit në Ballkan, kultivimi i tij mbetet përgjithësisht i paligjshëm dhe trafikimi i tij nga grupet kriminale, sipas “The Independent” vazhdon të injorohet nga elitat e korruptuara politike në rajon. 

Megjithatë, nën “modelin maqedonas”, rajoni mund të marrë një shembull për ta shënndërruar kultivimin e kanabisit nga një mjet për pasurimin e grupeve kriminale, në një industri miliona-dollarëshe.

Një punëtore në serat e rritjes së kanabisit në Shkup. Gazeta Si,

Cfarë ka bërë Maqedonia e Veriut?

Në fakt, kjo strategji e ndjekur nga vendi fqinj, vjen pas shembujve të suksesshëm nga Greqia dhe Kroacia. Madje sipas një raporti, tregu global i kanabisit mjekësor mund të rritet me 44 miliardë dollarë deri në vitin 2024.

Që nga viti 2017, Maqedonia e Veriut ka lëshuar 28 licenca për rritjen dhe prodhimin e vajit të kanabisit, ndërkohë që 15 ndërmarrje të tjera kanë nisur punën përgjatë dy muajve të fundit.

"Ky është një biznes shumë fitimprurës, i cili nuk kërkon shumë punë dhe ka të ardhme," thotë Ivanovski për “Reuters” duke qëndruar pranë një sere të madhe kanabisi.

Ivanovski, i cili investoi 10 milion euro në blerjen e tokës dhe ngritjen e fabrikës, thotë se arritja e cilësisë së kërkuar të vajit të kanabisit është sfida kryesore. Ai synon një ditë të eksportojë në Gjermani dhe Poloni dhe do të duhet të përmbushë standardet ndërkombëtare.

Për përmbushjen e këtij qëllimi, Shkupi po ndryshon gjithashtu edhe ligjin për të lejuar eksportet e luleve të kanabisit.  Në vendin fqinj, duket sikur nuk ka rëndësi nëse je ish-polic, avokat apo i afërm i kryeministrit Zoran Zaev. Të gjithë duket se duan të jenë pjesë e kësaj industrie.

"Ne presim që industria e kanabisit të gjeneronte sa një për qind e prodhimit kombëtar," tha Venko Filipce, ministri maqedonas shëndetësisë për Reuters në tetor.

Qeveria ka urdhëruar që një gardh me tela katër metra i lartë, i pajisur edhe me kamera, të rrethojë fushat dhe fabrikat e kultivimit të kanabisit, të cilat gjithashtu ruhen nga rojet e sigurisë. Kanabisi mund të kultivohet qoftë brenda ose sera ose në fusha të hapura.

"Njerëzit menduan se rritja e kanabisit do të ishte e lehtë. Por më vonë ata kuptuan se teknologjia është e kushtueshme dhe se kërkohen certifikata të shtrenjta, "tha Konstantin Dukovski nga Shoqata e Prodhuesve Maqedonas.

Por duke qënë se fitimet janë të majme, për t’i dhënë një shtysë kësaj industrie, Kryeministri Zoran Zaev u takua me një biznesmen amerikan Michael Straumietis. Ky i fundit ka themeluar kompaninë “Advanced Nutrients”, e cila është e specializuar për kultivimin  e kanabisit.

"Më lejoni t'ju them, ky vend ka një potencial të madh, dhe unë jam i lumtur të jem pjesë e kthimit të Maqedonisë në një nga superfuqitë e para të kanabisit të Evropës," shkroi Straumietis në Instagram, duke zbuluar se qeveria maqedonase po mbështeste fuqishëm këtë industri.

Një tjetër biznesmen maqedonas, Sasho Sefanoski, ka hapur së fundmi disa sera gjigante në një fabrike kimike jashtë Shkupit. Fillimisht ai pastroi tokën nga ndotja kimike dhe bleu teknologjinë e nevojshme falë subvencioneve nga qeveria.

Punëtorë në serat e rritjes së kanabisit në Shkup. Gazeta Si, 8 nëntor 2019

"Industria e kanabisit është shumë specifike, ka shumë sekrete," thotë Sefanoski. "Por Maqedonia është një vend ku ia vlen të investosh sepse burimet nuk janë aq të shtrenjta sa në vendet e tjera dhe klima është e shkëlqyer.

Në fakt, kjo strategji e ndjekur nga vendi fqinj, vjen pas shembujve të suksesshëm nga Greqia dhe Kroacia. Madje sipas një raporti, tregu global i kanabisit mjekësor mund të rritet me 44 miliardë dollarë deri në vitin 2024.

Goran Andreski, një inxhinier maqedonas, ka blere po ashtu dhjetëra tokë dhe po përpiqet të arrijë standardet ndërkombëtare për prodhimin e vajit e kanabisit.

"Njerëzit nxituan të investojnë sepse ne maqedonasit e kemi në gjak bujqësinë, por ky biznes nuk ka asnjë lidhje me bujqësinë, është më shumë farmaceutik," thotë ai. “Jemi ende në fillim, por qëllimi është të marrim një pjesë të një tregu global të marijuanës”, thotë ai.

"Ne mendojmë se do të jetë një biznes fitimprurës," thotë Sevdinski për” Reuters”, i rrethuar nga kova boshe në ambientet e tij në qytetin e Kumanovës. Ai ka shpenzuar 700,000 euro deri tani njëjtat për ta ngritur biznesin. "Pas një viti e gjysmë ne presim të nxjerrim prodhimet e para për eksport," thotë ai.

Një nga kushërinjtë e kryeministrit, Trajce Zaev, ka ngritur një serë kultivimi 22,000 m2 afër qytetit të Sveti Nikollës. Fillimisht ajo u ngrit për kultivimin e domateve, por këtë verë, u pa rrethuar nga tela me gjemba dhe patrulluar nga katër roje sigurie, ndërkohë që dhjetëra punonjës duket se mbillnin bimët e para të marihuanës.

Trajce Zaev nuk pranoi të diskutojë biznesin e tij kur u kontaktua nga “Reuters”, por ai raportohet të jetë vetëm një nga të afërmit e kryeministrit maqedonas që i është futur industrisë së kanabisit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë