Trend

‘Mob Wife’, çfarë është trendi i ‘grave të gangsterave’ që po çmend TikTok-un

Nëse në vitin 2023 të gjithë iu dorëzuan trendit “clean girl”, një jetesë e shëndetshme dhe një make up tërësisht natyral, 2024-a do të jetë ekstremi i kahut tjetër: mob wife.  

TikTok-u po sjell në vëmendje thonjtë, makeup-in, modelet e flokëve, veshjet dhe aksesorët ekstra.

Mob wife - Një grua që është e martuar me një mafioz dhe ajo e kritikon atë sikur është moralisht superiore, ndërsa gëzon të gjithë sigurinë dhe paratë që ai i ofron.

@stoneandstrand entering our mob wife era 🍸🍒🎱 #mobwife #mobwifewinter #mobwifeglamour #jewelry #jewelrystyling ♬ so this is love - soft girl aesthetic

Për të pasur një ide se ç’është trendi “mob wife winter” mjafton të rikujtosh Elvira Hancock në filmin “Scarface”; Karen Hill te “Goodfellas”, ose Rosalyn Rosenfeld tek “American Hustle”, pra çdo film me gangsterë. Ç’kishin ato të përbashkët? Flokët e tyre ishin voluminozë dhe të krehura kaq bukur. Më pas, trendi vijon me sytë smokey, me buzë të kuqe (frymëzuar nga vampirët) dhe thonj që bien në sy.

Për t’u dukur si një ‘mob wife’ e vërtetë, të duhen syze, bizhuteri të mëdha, pellusha me ose pa printe kafshësh. Aksesori më i rëndësishëm? Sjellja jote! Një mob wife është një boss wife, e pashqetësuar, ka gjithnjë një punë për të bërë, njerëz për të takuar,  vendos kufij dhe nuk toleron asgjë që e cenon atë.

Me pak fjalë, ‘mob wife winter’ nuk është thjesht një tendencë, është mendësia për të gjithë vitin!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë