Ka ndodhur

Mjeti aksidenton dy këmbësore në kamëz, humb jetën 46-vjeçarja

Gazeta Si - Një aksident tragjik ka ndodhur në Kamëz, ku një 46-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa një 20-vjeçare ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Automjeti me drejtues shtetasin B.K., dyshohet sipas policisë se ka humbur kontrollin në rrugën "Nënë Tereza" dhe u përplas me automjetin me drejtues E.K.

Pas përplasjes me këtë automjet, makina e B.K., u përplas edhe me dy këmbësoret F.M., 46 vjeçe, e cila humbi jetën dhe me Xh.M., 20 vjeçe e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

"Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve", - njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë