Gazeta Si – Policia Kufitare do të pajiset me mjete të reja lundruese të modernizuara që kanë kapacitete të kryejnë edhe kontrollin e procedurave për mjetet lundruese shqiptare e të huaja në det të hapur.
Këto mjete u dhuruan në kuadër të Programit Kombëtar IPA 2018, të financuar nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit (ICMPD).
Nga ky program, Policia Kufitare ka përfituar 5 mjete lundruese, patrulluese dhe 2 automjete për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër, të cilat do të mundësojnë që Policia Kufitare të ushtrojë kontrolle dhe inspektime në det të hapur, të ndërmarrë operacione kërkim-shpëtimi në det, si dhe të kryejë procedura të kontrollit kufitar për mjetet lundruese, turistike dhe/ose të huaja, në det të hapur, pa u dashur të paraqiten në porte për t’i kryer këto procedura.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i pranishëm në aktivitetin e dorëzimit të këtyre mjeteve që u zhvillua në Portin e Durrësit, thotë se instalimi në skafe dhe automjete i 2 radarëve modernë do të mundësojë identifikimin e mjeteve të lundrimit të të gjitha përmasave, në të gjithë zonën që ata do të mbulojnë, që përbëjnë zona me rrezikshmëri të lartë për trafiqe të paligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.