Sociale

Mjeku i ri anglez peticion për vendimmarrjen e qeverisë kundër Koronavirusit

“Shumë familje do të humbasin të dashurit e tyre dhe nuk do jenë në në gjendje të bëjnë asgjë.”- do të shprehej katër ditë më parë Kryeministri Britanik Boris Johnson i cili me vendimmarrjen e qeverisë së tij u nda nga pjesa tjetër e Europës që zgjodhi të ndalonte përhapjen e koronavirusit me distancim social.

Ai në fakt do ta pranonte se vendi po përballet me emergjencën e koronavirusit teksa në vend numri i të infektuarve tashmë mund të ketë arritur në një mijë. Por Johnson do të këmbëngulte se marrja e masave “drakoniane” nuk do të ndryshonte asgjë dhe madje mund të ishin kundërproduktive.

Sipas tij në këtë mënyrë, siç ka vendosur qeveria e tij, do të forcohet imuniteti i popullsisë britanike edhe duke u infektuar mbi 60% e saj.

Por nuk janë dakord me këtë vendim shumë syresh; shtetas britanikë e veçanërisht ata që qëndrojnë në linjën e parë duke luftuar me të sëmurët, mjekët, infermierët, sanitarët.

Një doktor i ri ka nisur një peticion në change.org duke u përpjekur të marrë 1 mln firma për të ndryshuar vendimmarrjen e qeverisë britanike për të përballuar krizën shëndetësore globale.

Deri më tani peticionin on line e kanë firmosur më shumë se gjysmë million njerëz.

Skandali i reagimit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj kësaj krize dhe paaftësia e saj për “të testuar, testuar, testuar’ njerëzit me simptoma COVID-19 (për të cituar Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH), përmblidhet në mënyrë të përkryer nga ky Doktor i ri i cili aktualisht detyrohet të izolohet sepse ka një kollë të lehtë:

“Unë jam një mjek i ri, aktualisht punoj në një njësi të vlerësimit të urgjencës. Kolla ime është e lehtë, dhe është muaji Mars, kaq e zakonshme për të marrë një kollë … por si ta di se nuk është COVID-19? E vërteta është se nuk e di dot.

Kështu që tani më duhet të pyes … a duhet të largohem nga puna për 7 ditë, duke shkaktuar një mungesë stafi në këtë kohë të vështirë dhe nevojtare teksa Shërbimi Shëndetësor Kombëtar tashmë është i tensionuar, dhe gjasat janë që unë nuk e kam në të vërtetë COVID-19?

OSE, do të shkoj të punoj me kollën time të lehtë (siç do të bëja normalisht) dhe rrezikoj të përhap potencialisht COVID-19 te të gjithë pacientët e sëmurë që takoj çdo ditë?

Kjo dilemë është e njëjtë për të gjithë punonjësit e Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, përfshirë sanitarët (të cilët janë heronjtë e heshtur në të gjithë këtë!) Aktualisht, testimet bëhen vetëm për pacientët që kanë nevojë të shtrohen në spital. Ky virus do të shkaktojë simptoma të vogla për shumicën e njerëzve, dhe popullata e stafi mjekësor relativisht i ri dhe i shëndetshëm ka shumë të ngjarë të jenë në këtë kategori me simptoma të lehta ose pa simptoma fare.

Problemi është që pacientët që trajtojmë nuk janë të shëndetshëm, janë të dobët dhe të lehtësisht të infektueshëm.

Pyeteni veten – nëse një person i juaji i dashur ka nevojë për kujdes spitalor për diçka që nuk ka lidhje me Covid-19, a dëshironi që ai të mjekohet nga stafi që ka të ngjarë të jetë me Koronavisrus? Nëse jo, ju lutemi na ndihmoni të nënshkruajmë peticionin. “


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë