Njerez

Mjeku Arjet Gega, ndër të parët që vaksinohet për Covid-19: Mos kini asnjë mëdyshje!

Arjet Gega është mjek i sëmundjeve Infektive dhe asistent profesor në shtetin e Konektikatit në SHBA. Ai ka qenë ndër personat e parë (dhe ndoshta shqiptari i parë) që ka marrë vaksinën anti-Covid. Ai u vaksinua si pjesë e planit të Qeverisë Federale për punonjësit e shëndetit që janë në kontakt me pacientët. Duke folur për mediat, doktor Gega thotë se nuk kishte asnjë pikëpyetje për të bërë vaksinën dhe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që janë kundër vaksinës, që të mos kenë asnjë mëdyshje.

“Ne jemi njerëz të shkencës, njerëz të mjekësisë dhe nëse mbani mend kur doktor Fauci u pyet nëse do ta bënte vaksinën ai tha “varet”. Sepse ishim në pritje të informacionit të plotë për vaksinën.Por tani efikasi i saj është i mrekullueshëm, rreth 95 përqind,”shtoi ai.
Më tej mjeku shpjegon se ndjehet shumë mirë pas vaksinës dhe nuk ka pasur minimalisht asnjë dhimbje në krah që ndodh zakonisht tek të gjitha vaksinat.

Mjeku gjatë injektimit të vaksinës

Sipas tij, vaksina është drita në fund të tunelit, ishte ajo çfarë pritej.
“Dëgjoj njerëz që thonë se do të na injektojnë çip dhe qesh me ta. Unë jam koshient i gjithë lëvizjes kundër vaksinave që ekziston në botë, por mesazhi im kategorik është: Ju lutem, vaksinohuni,” shton mjeku.
Gega iu drejtua gjithashtu dhe personave që nuk besojnë tek vaksina që të mos flasin pa informacione sepse dashje pa dashje njerëzve që u besojnë po u kushton jetën. /Top Channel, News24


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë