Lajme

Mjekët nga Spitali Infektiv: Dy pacientë në terapi intensive janë në gjendje më të mirë

Mjekët nga Spitali Infektiv informuan se edhe dy pacientë në terapinë intensive janë në gjendje pak më të mirë, ndërkohë që bëjnë përsëri një apel për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi. Lajmi u bë i ditur gjatë komunikimit që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu me mjeket  që ndodhen në spital.

Në lidhjen direkte Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT tha se sot po bëhen gati të dalin edhe dy pacientët e shëruar nga COVID-19. Mjekja tha se pacientët janë të gëzuar për dy te shëruarit, por edhe mjekët i gëzon puna e kryer dhe suksesi me të dy rastet.

“Sigurisht që kemi pritje edhe për punë më të mira, por të gjithë do të bëjmë maksimumin e mundshëm për t’u shërbyer deri në fund,” tha Çomo.

Ndërsa, Ministrja Manastirliu i falënderoi për punën qe kanë kryer mjekët.

“Shpresoj shumë që edhe kjo ditë të kalojë mirë, sepse jemi duke monitoruar çdo ditë përpara të panjohurave të mëdha që ka ky virus. Ndaj vetëm me forcën tuaj, profesionalizmin tuaj mund ta përballim, por gjithashtu edhe me mbështetjen, edhe me bashkëpunimin e gjithë qytetarëve. Unë ju falënderoj fort dhe gjithashtu edhe ekipin tjetër të mjekëve dhe infermierëve që janë në shërbim sot dhe do të dëgjohemi sërish nesër si gjithmonë. Punë të mbarë,” tha Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë