Lajme

Mjekët në Lezhë refuzojnë shpërblimin prej 5 mijë lekë të reja

Stafi i Urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës ka refuzuar shpërblimin prej 5 mijë lekë të reja të dhënë nga qeveria për muajin mars.

Ata kërkojnë që këto para të shkojnë për familjet me nevojë, pasi ju ishin premtuar 500 euro dhe 1 mijë euro për periudhën e emergjencës së Covid-19.

Mësohet se janë 26 mjekë, infermierë apo sanitarë që kanë firmosur peticionin dhe shumën që do i jepte qeveria me VKM si shpërblim ata do e japin te familjet që sot kanë më shumë nevojë.

Ata thonë se nuk do e ndërpresin asnjë ditë punën, por shprehen të indinjuar për mungesën e vlerësimit për ta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë