Një test që dallon tumoret e rrezikshme të kancerit të prostatës është zhvilluar nga mjekët. Metodat aktuale nënkuptojnë se dallimi midis tumoreve të padëmshme dhe agresive të prostatës është tepër i vështirë kur kanceri është në fazë të hershme dhe simptomat janë lehtësisht të ngatërrueshme me sëmundje të tjera.
Për disa meshkuj, tumori mund të jetë vdekjeprurës, ndërsa tek të tjerët ata rriten ngadalë dhe nuk mund të shkaktojnë kurrë ndonjë problem të dallueshëm. Si rezultat ka një numër të lartë burrash kudo në botë që i nënshtrohen një operacioni ose radioterapie të panevojshme.
Aktualisht, mjekët mund të përcaktojnë madhësinë e një tumori – por jo sa aktiv është – duke i dhënë pacientit një injeksion të një solucioni special dhe më pas një skaner për të saktësuar gjendjen e pacientit.

Por në një provë, studiuesit e Universitetit të Kembrixhit lidhën një formë jo radioaktive të karbonit, të quajtur karbon-13, në një molekulë të ngjashme me sheqerin dhe e injektuan atë në një venë pranë tumorit. Ekspertët zbuluan se nëse tumori përmbante lëndën e quajtur karbon-13, kjo tregonte se prodhohej një sasi e lartë e laktatit – një shenjë se kanceri është agresiv.
Nikita Sushentsev, i cili ishte i përfshirë në studim, tha se zbulimi i sjell mjekët një hap më afër për të qenë në gjendje të dallojnë një kancer agresiv të prostatës.
Në studimin fillestar morën pjesë rreth 31 pacientë me kancer të lokalizuar të prostatës të pa trajtuar, të provuar me biopsi, të cilët morën një injeksion me me karbon-13. Mosha mesatare e tyre ishte 63 dhe njëzet e tre prej tyre rezultuan të kishin kancer në fazë të rëndë, gjë që ishte e provuar dhe nëpërmjet biopsisë që kishin kryer pacientët.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



