Ekonomi

Mjekët dhe policët, përveç indeksimit, rritje page sipas vjetërsisë në punë

Nga Gazeta ‘SI’ – Punonjësve të shëndetësisë dhe policisë do t’u rritet paga, sipas vjetërsisë në punë përveç indeksimit automatik.

Lajmin e dha kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nga vitit i ardhshëm, mesatarja e pagës për mjekët e përgjithshëm do të jetë 143.5 mijë lekë në muaj, nga 131.7 mijë lekë. Për mjekët në spitale nga 174 mijë lekë në 186 mijë lekë të të reja në muaj. Për infermierët nga 87 mijë lekë në 92 500 lekë në muaj.

Rama sqaroi se për policët, ata me gradat më të ulëta, rritja do të jetë me 5 mijë lekë të reja në muaj.

“Për një punonjës me vjetërsi mesatare 15 vite, sipas gradave, paga për inspektorët e thjeshtë nga 80500 në 84500 lekë të reja plus shtesa për kushtet e punës dhe ushqimin që e çon pagën mesatarisht në 100 mijë lekë të reja.

Për nënkomisarët paga shkon nga 95500 në 101 mijë lekë të reja, plus shtesa shkon në 116 mijë lekë të reja.

Për komisarët nga 105 000 mijë në 110 600 mijë shkon në 125 600 lekë të reja.

Dhe për drejtuesit e thjeshtë paga shkon nga 130.500 në 141.450 lekë/muaj, me shtesën për kushtet e punës dhe ushqimin do të shkojë në 156.450 lekë në muaj.”, deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi se vitin e ardhshëm 100 milionë euro do të jenë në funksion të rritjes ë pagës vetëm për administratën, ku përfitojnë 1.6 mijë punonjës.

Nga rritja e pagës minimale që hyn në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm, do të përfitojnë 10.600 punonjës shërbimi, ndërsa kreu i qeverisë bëri publike edhe përfitimet për çdo kategori.

“Fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë nivel qendror apo vendor, të cilit do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është një politikë e re pagash që kombinuar me rritjen e përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës minimale për të gjithë i shton gati 100 milion euro qysh në vitin e parë 2026, shumës që mandati i 4 do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerësve të të gjitha kategorive shoqërore. Konkretisht 10.600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë, magazinierë, do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj. Për specialistët e administratës publike rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja. Mësuesit do të përfitojnë pagë 3 mijë lekë të reja më shumë në muaj”, tha kreu i qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë