Janë tre mjekë dhe 15 infermierë të cilët u vetëngujuan sot (14 mars)në Fier.
Menjëherë atyre u janë marrë mostrat për të kryer analizat dhe pritet përgjigjja e tyre brenda afatit të përcaktuar. Në rast se përgjigjja del negative, stafi mjekësor në fillim të javës rikthehet në punë, në të kundërt mjekët e infermierët e vetëngujuar do të vazhdojnë të qendrojnë të izoluar për 2 javë.
Pacientja e 5 -te e prekur me covid – 19 nga lagja 1 maji në Fier është vizituar më parë në qendrën shëndetësore të Roskovecit pasi ka qenë tek të afërmit e saj.
Ajo më pas është transportuar për në Spitalin e Fierit.
Deri tani numri total i personave të prekur nga koronavirusi është 38.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




