Lajme

Miti i gabuar se video lojërat të bëjnë të dhunshëm

Washington Post-Pas të shtënave masive në Ohio dhe Teksas, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump fajësoi dhunën në video lojërat për "glorifikimin e dhunës në shoqërinë ". Është një këngë e  vjetër kjo  dhe lojtarët profesionistë bashkë me aleatët e tyre zakonisht i janë përgjigjur  duke treguar realitet: nuk ka prova për të mbështetur një marrëdhënie  midis video lojërave dhe dhunës.

Megjithëse disa studime kanë gjetur lidhje midis lojërave të dhunshme dhe agresionit – sërish kjo nuk është dhunë dhe efektet janë minimale.

Megjithëse të dhënat e hulumtimit janë të rëndësishme, argumentit se video lojërat po “glorifikojnë dhunën” i mungon një pikë thelbësore. Në të vërtetë, disa lojëra video janë të dhunshme pa mend. Sidoqoftë, shumë të tjerë eksplorojnë dhunën me nuanca, e vendosin atë në një kontekst shoqëror dhe u japin lojtarëve mundësinë praktike të eksplorojnë dyshimet morale me të cilat nuk do të përballeshin kurrë në jetën reale.

Si shumë forma të tjera arti, lojërat janë një mjet për të treguar histori që pasqyrojnë dhe kritikojnë shoqërinë në të cilën jetojmë. Forca e saj qëndron në përvojën thellësisht zhytëse që ofron në krahasim me mediet e tjera, pasi u jep mundësinë lojtarëve të ndikojnë drejtpërdrejt në botën përreth tyre.

Ndonjëherë, kjo do të thotë të eksplorosh skenarë të ndryshëm, personazhe dhe arsyetim që çojnë në dhunë midis reflektimeve dhe nuancave, një standard që dialogu ynë global ende nuk e ka arritur.  P.sh.  në lojën shumë popullore "Grand Theft Auto IV",  një nga personazhet, emigranti i sapoardhur në Shtetet e Bashkuara, Niko Bellic, është i detyruar të punojë si mercenar pavarësisht se i shpëtoi një jete të ngjashme në Evropë. Tragjedia e përfshirjes së tij në krime ( brenda lojës) përfundimisht arrin kulmin me vdekjen e kushëririt ose të dashurës së tij, në varësi të zgjedhjes së lojtarit. Në "Uncharted 4: A Thief's End", lojtarët qëndrojnë drejtpërdrejt në mes të konfliktit të brendshëm të personazhit “ Drake”. Ndërveprimi i lojës inkurajon lojtarët të provojnë atë që Drake po ndjen dhe të kuptojnë më mirë obsesionin që e kishte më parë nga gruaja e tij dhe që e çuan atë drejt rrëmbimit të babait .

Ndërsa disa lojëra i përdorin këto dilema morale kryesisht për të thurur komplote, të tjera lojëra  i kanë rrënjët në sistemet e sofistikuara të moralit që udhëheqin historinë. Këto lojëra i nënshtrojnë lojtarët në një seri vendimesh të vështira dhe u kërkojnë atyre që të vënë në dyshim rrethanat dhe arsyetimet që krijojnë dhunën që ata zgjedhin të kryejnë dhe sigurisht të ndjenë edhe pasojat. Në thrillerin psikologjik "Shi i rrëmbyer”", lojtarët kanë për detyrë të gjuajnë një vrasës serial, i cili rrëmben dhe mbyt fëmijë të vegjël. Një nga katër personazhet është babai i një fëmije të rrëmbyer, i cili duhet t'i nënshtrohet testeve të krijuara nga vrasësi për të qenë në gjendje të shpëtojë djalin e tij, duke përfshirë edhe  kërkesën që lojtari të vrasë  edhe një njeri  për të cilin nuk dyshon fare se është vrasësi.

Kjo lojë i lejon lojtarit të marr vendime sipas vlerave të tij morale pa e shtyrë atë në ndonjë drejtim të veçantë, lojërat e tjera kanë kornizat e tyre etike dhe përpiqen t'i inkurajojnë lojtarët t'i adoptojnë ato. Personazhi në "Undertale" është një djalë që ka rënë në Underground, një botë e izoluar, e populluar nga monstra që u dëbuan nga Toka pas një lufte me njerëzit. Takimet me monstra mund të zgjidhen duke luftuar ose duke pasur mëshirë, dhe dizajni i lojës i inkurajon lojtarët të zgjedhin si variant edhe ndërmjetësimin paqësor. Kjo mund të jetë një mundësi veçanërisht sfiduese kur lojtari përballet me një kundërshtar si Undyne, roje që përpiqet të provokojë lojtarin në një konfrontim fizik. Pra loja na fton të pyesim sesi duhet t’i përgjigjemi konfliktit.

Asnjë media tjetër, sesa video lojërat nuk e kanë fuqinë dhe nuk e ka të mundur që ti japin audiencës mundësinë për të luftuar direkt me mënyrën se si nuk  duhet justifikuar dhuna. Ndaj nëse duam të mendojmë seriozisht për të, mund të jetë e dobishme që të luajmë lojëra video.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë