Kuriozitete

Mitet për prerjen e flokëve të bebeve dhe e vërteta rreth tyre

Shumë nëna hasin një ndjenjë frike dhe konfuzion kur bëhet fjalë për kohën se kur duhet t’u presin flokët fëmijëve të tyre.
Ka një ‘luftë’ midis asaj që thonë besimet popullore dhe këshillave që jepen të bazuara në shkencë.
Për këtë, pediatrja Cindy Gellner ka treguar disa mite që besohen nga shumë nëna të reja dhe që nuk duhen.
Gjëja e parë që pediatrja ka thënë është se nuk ka një kohë të duhur për të prerë flokët e bebes. Ndërsa një mendim i përhapur nga njerëzit është se nuk duhet ti priten flokët fëmijëve pa bërë një vjeç, Gellner thotë se nëse “flokët fillojnë të bien në sytë e fëmijës tuaj ose janë të bezdisshme në qafën e tij ose saj, duhet të priten, pa marrë parasysh nëse foshnja është 3 muajsh apo 1 vjeç.
Gjithashtu, Gellner shpjegoi se struktura e flokëve dhe shkalla e rritjes përcaktohet nga gjenetika kështu që miti se “flokët duhet të priten për tu rritur apo trashur” bie poshtë.
Për të shmangur çdo surprizë, është mirë që foshnjave t’ju priten flokët të thata, pra pa ju lagur pasi kur flokët janë të lagura duken më të gjata dhe duke llogaritur faktin se fëmija mund të lëvizë, në përpjekje për të bërë prerjen perfekte, gjatësia e flokëve mund të gënjejë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë