Njerez

Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë / Mesazhi i fundit me mikeshën e tij, çfarë dyshohet se ka ndodhur para 45 ditësh

Nga Gazeta Si- Vijon të jetë mister zhdukja në Shqipëri e alpinistit australian Cameron Twiss i cili është parë për herë të fundit më 13 tetor pasi u nis në një shteg 17 km midis Valbonës dhe Thethit.

Sipas Daily Mail, ai dyshohet se mund të jetë ngrënë nga një ari.

28-vjeçari nga Australia e Jugut po udhëtonte vetëm pa një udhërrëfyes pasi sipas miqve të tij, ai ishte shumë i zoti me shtigjet dhe drejtimet.

Policia dhe vullnetarët e Shërbimit të Kërkimit dhe Shpëtimit Malor të Shqipërisë dhe Kosovës kaluan dy javë duke kërkuar në këmbë, me helikopterë dhe me drone për australianin e zhdukur.

Të shtunën, një vullnetar i Shërbimit Shqiptar të Kërkimit dhe Shpëtimit tha se Twiss mund të jetë sulmuar nga një ari i murrmë.

Sulme të tilla janë jashtëzakonisht të rralla, pasi janë 200 grabitqarë ende në natyrë, por disa nga kafshët dihet se janë në afërsi të shtegut.

Udhërrëfyesi turistik Arben Kola i tha Adelaide Advertiser se fillimisht mendoi se Twiss mund të ishte çorientuar në një udhëkryq të ndërlikuar në shteg.

Megjithatë, ekipet e kërkim- shpëtimit kanë përcaktuar se Twiss kishte ndjekur rrugën e duhur përpara se të zhdukej.

“Kjo vetëm shton misterin,” thotë Kola.

Pasi u ngrit alarmi, autoritetet zbuluan sendet dhe pasaportën e Twiss në hotelin e tij në qytetin e Shkodrës.

Purnima Flanagan, një mike e Twiss, ka ndarë mesazhet e saj të fundit me të zhdukurin.

Në mesazhin e fundit të dërguar, Twiss tha se po pinte vodka me një ‘shqiptar të rastësishëm’.

“Ai ishte udhëtari i përsosur dhe gjithmonë bënte miq kudo që shkonte”, tha ajo.

Flanagan tha se Twiss ishte nisur në shtegun e Valbonës me një grup turistësh nga qyteti, por një rrugë të shkurtër vendosi ta bënte vetëm.

Vetëm pasi mesazhet e saj mbetën pa përgjigje, mësoi se ai ishte zhdukur.

“Unë thjesht nuk e kuptoj se si askush nuk mund të kishte parë apo dëgjuar asgjë. Besoj se ai kishte bërë miq në atë qytet, ai ishte një alpinist me përvojë dhe ishte i mirë me drejtimin”, tha ajo.

Përpjekjet zyrtare të kërkimit u ndërprenë më 3 nëntor.

Në qytetin e Thethit, alpinistët holandezë me përvojë Gido dhe Stella i thanë The Advertiser se kishin parë fletushka të personave të zhdukur si për Twiss ashtu edhe për udhëtarin lituanez, ata u shqetësuan sepse menduar se është diçka përtej zhdukjes.

“Në fillim po mendoja, “Mos është rrëmbyer, ose diçka e tillë”, tha Stella.

“Unë mendoj se është gjithmonë e rrezikshme në male, veçanërisht kur je lart … një hap mund të jetë fatal”, tha Gido.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë