Mali Saint-Michel është një nga vendet më të bukura të Europës. Edhe nga larg, faqja mahnitëse dhe frikësuese e kështjellës është mbresëlënëse.
Ky mal i shenjtë është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga 1979, një vend pelegrinazhi dhe ka shërbyer si vend izolimi për murgjit e krishterë deri në shekullin e gjashtë.
Peshkopi lokal i Avranches ndërtoi një kishë të vogël në vitin 709 në Mont Tombe (emri origjinal i Saint Michel). Atëherë komuniteti i murgjve me kërkesën e Dukës së Normandisë u vendos në këtë ishull.
Kisha dhe manastiri evoluuan nga shekulli 11 - 15. Ajo gjithashtu u bë qendra shpirtërore dhe intelektuale për gati një mijë vjet. Gjatë Revolucionit Francez, murgjit u dëbuan dhe abati u shndërrua në një burg deri në vitin 1864.
Për shumë vite ky ishull nuk mund të aksesohej dhe ishte e ndalur madje edhe fotografimi i tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.