Njerez

Misioni i një inxhinieri për të zbuluar maskën më efektive kundër Covid-19

Kur Aaron Collins u ul për të realizuar këtë video, ai sapo kishte ardhur nga kopshti i fëmijëve të tij ku kishte shpërndarë maska të cilësisë së lartë.
Ai tha që edukatoret dhe prindërit e tjerë ishin skeptikë në fillim por i kishte bindur se ishte një mënyrë e mirë për të qenë të mbrojtur.

“Kjo është ajo që unë bëj. Unë kërkoj mënyra për të përhapur ungjillin e KF94s,”tha ai.
Collins është një inxhinier mekanik për një kompani teknologjike, një punë që nuk ka lidhje me maskat. Por ai gjithashtu ka bërë diçka që qeveri dhe industri të ndryshme nuk kanë mundur ta bëjnë.
Që nga gushti, “qytetari shkencëtar” i vetë-përshkruar është përpjekur të bëjë më të lehtë për qytetarët të gjejnë maska ​​fytyre me cilësi të lartë që do t’i mbrojnë ata dhe të tjerët nga COVID-19 pa i’u marrë furnizimet punonjësve shëndetësor.
Për ta bërë këtë, Collins ngriti një laborator aerosoli në dhomën e tij dhe filloi të ndante rezultatet me ndjekësit në YouTube. Disa nga videot e tij tregojnë se ai lidh maska ​​me pajisjet e testimit, ndërsa shënon se cilat janë efikase.  Ai gjithashtu hedh poshtë shkencën se si funksionojnë maskat dhe si t’i veshim ato në mënyrë efektive. Nën videot ka edhe një shpjegim për njerëzit se ku mund të blejnë maskat që rekomandon Collins. Ai tha se nuk merr para nga shitjet dhe nuk e planifikon këtë gjë si biznes për të ardhmen.   Ai aktualisht ka pothuajse 800 ndjekës në kanalin e tij.
“Thjesht do të gjej sa më shumë maska ​​të mira dhe pastaj do t’i publikoj të gjitha ato,”tha ai.

Bindja e shumë qytetarëve që mund të mbajnë maskë ka qenë gjithmonë një betejë e vështirë.  Për javë të tëra në fillim të pandemisë, zyrtarët e shëndetit publik thanë se maskat me cilësi më të lartë, si maska ​​kirurgjikale dhe N95, duhet të rezervoheshin për punonjësit e kujdesit shëndetësor, ndërsa këmbëngulnin që maskat e rrobave janë shumë pak efektive për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Në fillim të Prillit, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përmbysën përfundimisht kursin dhe rekomanduan që duhet të mbahej maska në publik.
Këtu nisi ideja e Collins. Ai kishte shkruar tezën e masterit në Universitetin e Minesotës  mbi shkencën e aerosoleve grimca të vogla, si tymi ose viruse të caktuara, të cilat mund të varen pezull në ajër për periudha të gjata kohore dhe të udhëtojnë larg burimit të tyre. Pas diplomimit, ai kaloi vite duke ndërtuar instrumente për të numëruar dhe përshkruar ato grimca. Ai gjithashtu lexoi për sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute, ose SARS, një koronavirus tjetër që u shfaq në Azi në 2003 dhe vrau më shumë se 750 njerëz. Pra, kur COVID-19 filloi të përhapet nëpër botë këtë vit, Collins dyshoi se mund të përhapet edhe përmes aerosoleve. Nëse do të ishte ashtu, atëherë maskat do të kishin një përfitim të dukshëm.
Pasi autoritetet shëndetësore kudo në botë filluan të inkurajonin përdorimin e maskave prej pëlhure, ai kishte shpresë se publiku i gjerë do të fillonte të përdorte maska më të mira, si N95 të përdorura nga mjekët dhe infermierët, por ato ishin në mungesë. Shumë shpejt u bë e qartë se N95 nuk do të ishin gjerësisht të disponueshme për publikun.

“Pra, deri në korrik ose gusht mendoja ‘Uh-oh, ne jemi në telashe’. Fillimisht gjysma e vendit nuk beson se maskat nuk janë aq të padobishme dhe ai parashikoi se maskat  N95 do të ishin në mungesë,” tha ai.
Që prej asaj kohe, Collins nisi punën e tij.  Ai u përqëndrua tek maskat KF94 dhe KN95 të prodhuara në Kinë. Sipas tij,  çdo vend ka standarde të ndryshme për maskat e aparatit të frymëmarrjes, kështu që ndryshe nga N95s, këto nuk janë të certifikuara me standardet e vendeve të tjera. Por ndryshe nga maskat prej cope dhe maskat kirurgjikale, ato vendosen në fytyrën e përdoruesit dhe janë krijuar për të filtruar grimcat e vogla të aerosolit.
Për fat të mirë, Collins tashmë kishte të gjitha pajisjet e nevojshme për të provuar maskat e fytyrës në bodrumin e tij. Instalimi i tij duket i komplikuar, por ideja themelore është e thjeshtë. Një pajisje e quajtur gjenerator aerosoli nxjerr grimca të vogla duke përdorur kripë dhe ujë. (Collins bën provat në banjën e tij sepse është mjaft e vogël dhe mbushet me shumë grimca shpejt.) Një pajisje e dytë e quajtur numërues grimcash kondensimi numëron sa grimca ka në dhomë. Atëherë llogaritet se sa grimca ka brenda maskës që ka vënë Collins, e cila lidhet me numëratorin e grimcave të kondensimit përmes një tubi plastik që lejon pajisjen të mostrojë ajrin nga brenda maskës.

Duke krahasuar numrin e grimcave brenda maskës me numrin e grimcave jashtë saj, Collins mund të llogarisë se sa e mirë është maska ​​në filtrimin e grimcave.

Ai tha se ka pikasur një numër maskash që kur filloi testimin në korrik. Shumë prej atyre testeve nuk e arritën kurrë në kanalin e tij në YouTube,  sepse ai donte të përqendrohej t’u tregonte njerëzve se ku mund të gjenin maska ​​të mira në vend që të provonte se ai mund të gjente të këqija. Por një maskë KN95 që ai ka provuar kishte një efikasitet filtrimi prej rreth 67.4 përqind, shumë më pak se 95 përqind që supozohet të vlerësohen.

“Mos blini Amazon ose eBay maskaKN95 të rastit”, tha ai në video pasi provoi maskën.
Collins nuk është plotësisht në kundërshtim me maskat KN95. Ai kohët e fundit tregoi  ​​një video që përfshinte sugjerimet e tij kryesore KN95. Por ai tha se maskat e Koresë së Jugut KF94 që ai ka provuar kanë treguar cilësi shumë më të qëndrueshme. Kjo është një arsye pse rekomandimet e tij kryesore janë të gjitha KF94.
“Çdo maskë KF94 që kam testuar dhe që ka dalë nga Koreja e Jugut ka qenë e mirë, gjë që është e mahnitshme për mua.Dua të them, këto maska ​​që po kontrolloj janë të gjitha në efikasitetin e filtrimit 99 për qind plus,” tha Collins.

Shumë prej maskave KF94-ve që ai rekomandon janë importuar nga Be Healthy, një dyqan koreane i bukurisë dhe pajisjeve shëndetësore me seli në New Jersey që shet edhe maska ​​në faqen e saj të internetit. Të tjerët vijnë nga shitës të specializuar në internet si Bona Fide Masks.
Collins tha se ai kohët e fundit bleu 1000 maska KF94 që ai planifikon t’i dhurojë, si pjesë e misionit të tij për të përhapur maskat kudo.

Ndërsa ai rekomandon maskën KF94, Collins shpjegon shpejtë  se një maskë për fytyrën prej pëlhure është më e mirë se pa maskë fare. Një maskë pëlhure që ai testoi në kanalin e tij në YouTube filtroi ​​rreth 52.6 përqind të grimcave të vogla.

Maska të ndryshme, përshtaten më mirë në fytyra të ndryshme dhe përshtatja bën një ndryshim të madh në mënyrën se si funksionon një maskë. Kështu që Collins rekomandon ta provoni maslën për të parë se si përshtatet përpara se t’i merrni.
Burimi: YahooNews/ Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë