Komiteti Teknik ka miratuar vendimin per lejimin e kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 në laboratorët jopublik për arsye administrative.
Sipas njoftimit zyrtar, tamponi për COVID-19 tek privati do të jetë vetëm për ata individë që duan të udhëtojnë jashtë dhe nuk kanë simptoma.
Eshte caktuar procedura për plotësimin e standardeve që duhet të plotësojnë laboratorët jopublikë për kryerjen e testit molekular për Sars-Cov-2 me Real Time PCR. Në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga SARS- COV2, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër, por nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi
Sipas vendimit, testet do të regjistrohen pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, sipas legjislacionit në fuqi për pajisjet mjekësore dhe do të validohen nga Instituti i Shëndetit Publik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




