Tiranë- Këshilli Bashkiak zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme me karakter social, që kanë ndikim në jetën e shumë familjeve dhe qytetarëve të Tiranës, si dhënia e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, si dhe pagesa për PAK e Invalidët e Punës për periudhën 1 deri 30 nëntor 2018.
Gjithashtu, anëtarët e Këshillit Bashkiak miratuan edhe vendimin për kompensimin e çmimit të energjisë elektrike për kategoritë përfituese, gjatë periudhës 1-31 tetor 2018, si dhe atë për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 për qind.Gjithashtu, anëtarët e Këshillit Bashkiak miratuan edhe vendimin për kompensimin e çmimit të energjisë elektrike për kategoritë përfituese, gjatë periudhës 1-31 tetor 2018, si dhe atë për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 për qind.
Ndërkohë, 85 familje të kryeqyteti do të kenë mundësi që me këtë vendimin të mund të marrin një bonus për përballimin e qerasë së shtëpive, ndërsa disa familje të tjera morën ndihmë financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme. Mes të tjerash, Këshilli Bashkiak miratoi edhe vendimin për vendosjen e memorialit të Holokaustit në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




