Menaxhim

Miratohet ligji/ Nomadët digjitalë në Shqipëri do të përjashtohen nga taksat për 1 vit

Nga Gazeta ‘SI’ – Nomadët digjitalë  në Shqipëri nuk do të paguajnë taksa për 1 vit  në vendin tonë.

Ky është një ndër propozimet  e miratuara sor në ligjin “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”.

Po ashtu, nomadët, që në ligjin e ri quhen “lëvizës digjitalë” do të kenë mundësi të pajisen me leje unike që vërteton se janë të tillë.

Sipas Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, një mjedis i tillë favorizues e kthen Shqipërinë në një terren shumë tërheqës për këtë kategori ekspertësh digjitalë  që sa vjen e shtohet pas pandemisë.

Ligji ka disa muaj tashmë që shqyrtohet, si një koordinim me aktualitetin europian, ku nomadët digjitale po luajnë një rol në rritje në ekonominë  e konsumit.

Shqipëria është listuar shpeshherë ndër vendet më të favorshme për këta individë, të cilët paguhen me të ardhura shumë të larta nga një shtet tjetër dhe mund të jetojnë lehtësisht në vendin tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë