Menaxhim

Miratohen procedurat e eksportit të kanabisit që do të prodhohet në Shqipëri

Nga Gazeta ‘SI’- Janë miratuar procedurat e eksportit të kanabisit që do të prodhohet në Shqipëri.

Vendimi në Fletore Zyrtare përcakton se subjektet kultivuese që kërkojnë të eksportojnë produktin e tyre duhet të pajisen me autorizim të paktën 45 ditë para eksportit. Aty duhet të ketë informacione mbi llojin e produktit, sasinë dhe kohëzgjatjen.

Subjekti i lejuar, pas marrjes së autorizimit për eksport nga Agjencia, aplikon pranë degës doganore ku do të kryejë procedurat doganore.

Në rast se gjatë procedurave doganore që kryhen në pikën kufitare të daljes konstatohet se, subjekti eksporton ngarkesë në sasi të ndryshme nga ajo e deklaruar dhe e autorizuar, apo gjatë skanimit evidentohet prania e produkteve të tjera jo në përputhje me autorizimin, autoriteti doganor njofton Policinë apo doganat e tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë