Shendet

Miokarditi nga vaksina antiCovid/ Mjekët: E rrallë, por e lehtë. Prek më shpesh meshkujt

Rreziku i miokarditit pas imunizimit me vaksina të bazuara në mRNA kundër SARS-CoV-2 ngriti shqetësime kur doli në fillim të vitit 2021. Por ndërsa raport pas raporti treguan se raste të tilla ishin të rralla dhe zakonisht të lehta dhe të vetëkufizuara, fokusi është kthyer përsëri tek pyetjet “si dhe pse”.  
Mekanizmi që lidh vaksinat BNT162b2 (Pfizer-BioNTech) dhe veçanërisht mRNA-1273 (Moderna) me shfaqjen e miokarditit është i paqartë për momentin, por disa veçori janë konstatuar si; ndodh në masë të madhe te meshkujt e rinj nga mosha 16 deri në  40 ose 50 vjeç. Rreziku nuk është parë  tek gratë, vajzat dhe burrat e moshuar.

Ky vëzhgim ka çuar në spekulime se nivelet më të larta të testosteronit tek djemtë adoleshentë dhe të rinjtë mund të nxisin disi efektin e kundërt të vaksinës, ndërsa nivelet më të larta të estrogjenit tek vajzat dhe gratë në të njëjtën gamë moshe mund të jenë më mbrojtëse.
“Shumica e miokarditit është beninj, që do të thotë se pacientët shkojnë në spital për shkak të dhimbjes së gjoksit, por pa reduktim të funksionit ventrikular,” tha Enrico Ammirati, ekspert i miokarditit në Qendrën Kardio De Gasperis dhe Qendrën e Transplantit. Spitali Niguarda, Milano, Itali.
Në një fjalim të 14 nëntorit mbi këtë temë në sesionet shkencore virtuale të Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA) 2021, mjeku Dror Mevorach nga Qendra Mjekësore të Universitetit Hebraik Hadassah, Izrael, tha se rastet janë të buta dhe që kurohen shpejtë në zgjidhjen e simptomave klinike si; normalizimin e rrahjeve të zemrës, normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe simptoma të tjera të mundëshme.
Mevorach, publikoi gjetjet muajin e kaluar në një raport në revistën “New England Journal of Medicine (NEJM)” që përshkruante 136 raste të konfirmuara të miokarditit midis më shumë se 5 milion njerëzve në Izrael të imunizuar me Pfizer.  Miokarditi u konsiderua “i lehtë” në 129 raste, ose 95% të tyre.
Sipas studimit rreziku është i vogël në krahasim me miokarditin nga infeksioni nga SARS-CoV-2, për të mos përmendur mundësinë e komplikimeve të këqija klinike të Covid-19 si pneumonia dhe emboli pulmonare.

Burimi: Medscape/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë