Dy efektivët e plagosur një ditë më parë në Letoni janë vizituar sot nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Sipas saj, major Klodian Tanushi ndodhet në spitalin universitar të Rigas, ndërsa gjendja e tij është e rënduar. Sa i takon rreshterit Julian Kapaj, ai është në gjendje më të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Nga ngjarja e rëndë në Letoni humbi jetën efektivja shqiptare, Zarife Hasanaj, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes. Ajo, bashkë me kolegët e tjerë, ishin pjesë e misionit të NATO-s për demomtimin e minave të paplasura.
Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në atdhe ditën e enjte, më datë 9, nëpërmjet një avioni ushtarak.

Trupi Zarife Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontingjentit ku bënte pjesë. Në aeroportin “Nënë Tereza” do kete një ceremoni me protokoll ushtarak e me pas trupi do të dërgohet pranë familjes së saj.

Ndërkohë, flamujt e NATO-s janë ulur në gjysmë shtizë pas vdekjes tragjikes të ushtarakes shqiptare një ditë më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




