Lajme

Ministrja Shahini: Ende herët të nisë mësimi në Tiranë, Durrës e Lezhë

Në një kohë që mësimi në vendin tonë deri më tani është pezulluar, si në arsimin parauniversitar dhe atë universitar, ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se është bërë vlerësimi i dëmeve në shkolla, dhe se tani vendimarrja është para dy opsioneve.
Ajo deklaroi se nesër do të nisë mësimi në qarqet e paprekura, ndërsa në Tiranë Durrës dhe Lezhë të ketë një shtyrje.
“Në Durrës 16 shkolla dhe kposhte nuk mund të hapen, në Lezhë 10 që nuk mund të hapen, në Elbasan 3 shkolla të tjera. Dëmtimet në Tiranë, Lezhë dhe Elbasan nuk janë të nivelit të Durrësit. Drejtorët e shkollave kanë raportuar. Instituti i Ndërtimit me inxhinierë nga Kosova kanë bërë inspektime në Durrës, Tiranë, Lezhë por edhe Vlorë. Ne e kemi planin e zhvendosjes së nxënësve. Kemi bërë planin e transportimit të nxënësve dhe kemi organizuar shërbimin psiko-social. Në Durrës nuk mund të nisë të hënën. Propozimi im është të nisë mësimi në qarqet e paprekura dhe të bëjmë një shtyrje në zonat ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Një opsion tjetër më pak i pëlqyer nga ana jonë është të hapen ato shkolla që nuk janë me problem por kjo do vështirësonte koordinimin”, tha Shahini.
Këto deklarata ministrja Shahini i bëri gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë