Politike

Ministrja e Jashtme gjermane nga Tirana: Tensionet Kosovë-Serbi rrezikojnë procesin e Berlinit

Në nisje të takimit të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale, kryediplomatja gjermane Annalena Baerbock, foli shkurt për mediat mbi tensionet më të fundit mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Baerbock u shpreh se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë rrezikojnë procesin e Berlinit.

Takimi i Tiranës drejtohet nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.

Në fokus të takimit do të jenë forcimi i dimensionit rajonal në Procesin e Berlinit dhe rëndësia e veçantë e këtij procesi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Një fokus tjetër pritet të jetë përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër liritë themelore, Agjenda e Gjelbër, ajo Digjitale dhe përafrimi me Tregun Unik të BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë