Shqipëria vijon të mbetet e paprekur nga koronavirusi.
Me anë të një njoftimi për mediat, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se ka përfunduar testimi i tri rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.
Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri dhe kanë rezultuar negative.
Ndër të tjera, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




