Ministria e Kulturës ka bërë gati dosjen për futjen e xhubletës në listën e trashëgimisë kulturore botërore, të ruajtura nga UNESCO.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, gjatë një takimi me temë “Gratë në Trashëgiminë Kulturore” të mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar u shpreh se “nëse do të pritej xhubleta do të humbte”.
“E kemi vënë në një dosje në rrezik se është fenomen në rrezik. Në momentin që jemi të vetëdijshëm për këtë stad në të cilin ndodhet, do të humbisnim shumë më tepër nëse këtë hap nuk do ta ndërmerrnim tani, nga rrezik do të kthehej në fenomen të humbur”, tha ministrja.
Specialistja Luljeta Dano në fjalën e saj tha: “Ngjarja e vitit është përgatitja e dosjes së xhubletës për në UNESKO. Kemi punuar shumë dhe kemi udhëtuar shumë, sepse ato që janë mbartëse të xhubletës, sot janë në moshë të madhe”.
Xhubleta, veshje tipike e zonave të veriut, cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika, prerjeje e qepjeje, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin.
Ministria e Kulturës po punon prej kohësh për dosjet drejt Unescos, me grupe pune që përfshijnë specialistë të fushave, nga Kërcimi i Tropojës, te xhubleta e më gjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



