Nga Gazeta ‘Si’-Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar 13 marrëveshjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, përmes ambasadës së Shqipërisë, të cilat ishin parashikuar të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive që nuk u mbajt dot në Gjakovë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi sot se marrëveshjet e nënshkruara nga pala shqiptare ishin dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë dhe do hynin në fuqi menjëherë me kundërfirmosjen e palës kosovare.
Rama i cili ka nisur turin e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, deklaroi në Twitter se është në pritje të konfirmimit të takimit bilateral me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i cili në një konferencë për mediat ditën e djeshme, kërkoi që si fillim të mbahej mbledhja e dy qeverive e cila sipas tij ishte anuluar në mënyrë të paarsyeshme.
Por cilat janë marrëveshjet e nënshkruara?
Ato nisin që nga lufta kundër terrorizmit, bashkëpunimi në fushën e sigurisë e deri ato në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
1-Memorandum mirëkuptimi për parandalimine eksremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit
2-Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
3-Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore.
4-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare
5-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)
6-MOU “Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar””
7 –Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve
8-Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
9-Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore
10-Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve
11-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e teatrit
12-Memorandum Mirëkuptimi midis MSHMS dhe MINT
13-Marrëveshje Teknike në lidhje me “Bashkëpunimin në Fushën e Mjekësisë Ushtarake”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




