Sociale

MJ: Anuloni çdo udhëtim

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet një deklarate në rrjetin social “Facebook”, ka udhëzuar qytetarët të cilët kanë planifikuar udhëtime, t’i anulojnë nëse nuk janë të domosdoshme.

“Një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit. Për më tepër, një numër i konsiderueshëm shtetesh kanë ndaluar kalimin transit përmes aeroporteve të tyre, si dhe qarkullimin e të huajve në territorin e tyre,” shkruhet më tej në postimin e Ministrisë.

Ndërsa, për sa i përket emergjencave apo  shërbimeve konsullore për të cilat dëshirojnë të aplikojnë  qytetarët duhet të regjistrohen fillimisht në faqen e Ministrisë, ose në portalin e-Albania.

MEPJ, gjithashtu theksoi se çdo qytetar shqiptar që ndodhet jashtë territorit të vendit, të kontaktojnë pa hezitim me ambasadat në vendet ku jetojnë.




Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë