Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tregoi se institucioni që drejton po përgatit një ligj të ri për tatimin e të ardhurave dhe deri në muajin e tretë të vitit pritet të dalë për konsultim dhe në muajin e 6-të të jetë gati drafti final. “Ka një grup pune që po merret me informalitetin e pagave dhe grupet që kanë rrezik më të lartë. Në fund të shkurtit do të nisin kontrollet në terren nga Inspektorati i Punës dhe Drejtoria e Tatimeve”,-tha ministrja.
Në një pasqyrë të muajve paraardhës, ministrja tha se inflacioni i importuar në vend ka rezultuar 46% dhe është ndikuar më së shumti nga karburantet, gazi dhe energjia elektrike.
Për vitin 2022, sipas ministres, Shqipëria do të mund të dalë nga kriza e pandemisë dhe e tërmetit, me një rritje 4% të ekonomisë dhe reduktim të borxhit publik në 75% të PBB-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.