Menaxhim

Ministria e Financave hap aplikimin për strehimin social. Fondi 320 mln lekë

Nga Gazeta ‘SI’ – Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hapur procedurat e aplikimeve për programet e strehimit social për dy vitet e ardhshme, që nga banesat sociale dhe përmirësimin e kushteve të banesave për komunitetet minoritare.

Për programin janë ndarë në buxhetin e shtetit 2024, 320 mln lekë.

Për banesat sociale me qira, projekti synon adaptimin e objekteve që posedojnë bashkitë, blerjen nga tregu të objekteve me çmim më të ulët se kosto dhe ndërtimet e reja në pronat e bashkive.

Në programin përmirësimi i kushteve të banimit parashikohen projekte infrastrukturore në zona informale ku banojnë më shumë se 50 familje (kryesisht në zona të banuara nga minoriteti Rom), që janë në proces legalizimi dhe në zona ku mungojnë shërbimet.

Në fokus do të jenë individë apo familje pa të ardhura, nga minoriteti Rom dhe Egjiptian, familje që ka në përbërje persona me aftësi të kufizuara, familje e përbërë nga të moshuar me moshë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm, familjet me më shumë se katër fëmijë, vajzat nëna, grua viktimë e dhunës, grua kryefamiljare, ku fëmijët në ngarkim të kenë moshën nën 18 vjeç, etj.

Në programin streha të përkohshme parashikohet financimi i projekteve që kanë të bëjnë me blerje dhe montim të kontenierëve, tendave, etj., si edhe adaptim të një objekti ekzistues për banim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë