Shqipëria do të vendosë për herë të parë një Sistemi Informatik për Monitorimin e Trafikut të Mjeteve Lunduese (VTMIS) për monitorimin e trafikut të anijeve.
Në dokumentin e publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, thuhet se ky projekt do të shtojë mbikqyrjen e integruar detare e cila do të aksesojë me informacionet dhe palë të tjera në aktvitetet portuale dhe detare.
Sipas detajeve të projektit sistemi do të mbulojë Portin e Durrësit (Rrjeti i Portit Bërthamë), ku duhet të vendoset sistemi kryesor, plus portet e tjera ku duhet të instalohet Shërbimi i Trafikut të Anijeve, i gjithë informacioni përkatës jepet në Studimin e Përditësuar të Fizibilitetit.
“Shqipëria është i vetmi vend në rajonin e Adriatikut që ende nuk ka krijuar VTMIS, duke e bërë atë një prioritet të menjëhershëm dhe me rëndësi parësore, për të lehtësuar dhe përmirësuar trafikun detar ndërkombëtar, për të përmirësuar monitorimin e trafikut, për të rritur sigurinë detare, sigurinë dhe mbrojtjen e detit, mjedisin, të përmirësojë reagimin e autoriteteve ndaj incidenteve, aksidenteve ose situatave potencialisht të rrezikshme në det, duke përfshirë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit”, thuhet në dokument.
Operatorët e interesuar, si konsulentë projekti, sipas njoftimit të bërë nga MFE, duhet të shprehin interes. Kjo nismë financohet nga Projekti për Lehtësimin e Transportit dhe Tregtisë në Ballkanin Perëndimor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje