Ministria e Brendshme u ka bërë apel qytetarëve që të fillojnë të aplikojnë për kartat e reja të identitetit dhe të mos presin dhjetorin për të shmangur fluksin.
Ishte zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj që inspektuan zyrat e aplikimit për kartat e identitetit në Njësinë Administrative Nr. 8 e 9 në kryeqytet dhe bëri thirrje për aplikim për kartat e identitetit.
“Kemi vënë re një ulje të fluksit të aplikimeve për karta të identiteti kohët e fundit, kjo ndoshta edhe për shkak të vendimit për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë, por ne u bëjmë thirrje qytetarëve të vijnë të aplikojnë, të mos e lënë për momentin e fundit, pra në dhjetor, pasi do të ketë një fluks tjetër, i cili është i ai lëshimit të pasaportave biometrike, çka do të vështirësojë në një farë mënyrë edhe pajisjen me karta identiteti”, u shpreh zv.ministrja e Brendshme.
Vendimi për të shtyrë në fund të vitit aplikimet për ID të re, erdhi pas krijimit të radhëve të gjata në sportele.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



