Lajme

Ministria e Arsimit: Maturantët me celularë përjashtohen nga provimet

Ministria e Arsimit bën me dije se janë shtuar masat ndëshkimore për ata maturantë që shkojnë në provim me celularë.

Ky është urdhri i ri i Ministrisë së Arsimit Rinisë e Sporteve Besa Shahini.

Sipas këtij vendimi, maturantët që konstatohen me celularë përjashtohen menjëherë nga provimet dhe mund t’i japin një vit më pas.

“Për Maturën Shtetërore janë shtuar edhe masat disiplinore: paraqitja e maturantit në qendrën e provimit dhe/ose konstatimi gjatë tij me celular sjell përjashtim direkt nga të gjitha provimet e maturës dhe e detyron t’i japë ato pas një viti”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë