Ministria e Arsimit ka deklaruar se në vitin e ri shkollor do të ketë disa version për mësimdhënie. Në një postim në rrjetin social “Facebook” ministrja Besa Shahini ka deklaruar se po xhirohen orët e mësimit që do të transmetohen në RTSH shkolla nëse do të duhet që mësimi të zhvillohet online dhe nuk do jetë e mundur që fëmijët të shkojnë në shkolla.
“Puna e mësuesve tanë të përkushtuar për xhirimin e orëve mësimore për RTSH Shkolla po vazhdon”, shprehet Shahini. Ministrja theksoi gjithashtu se orët mësimore që do të zhvillohen në shkollë, paralelisht do të zhvillohen edhe në RTSH Shkolla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.