Ekonomi

Ministri Malaj: Shumë shpejt, aktet nënligjore për llotot!

Nga Gazeta ‘SI’ – Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga mbledhja e sotme e qeverisë, është miratuar një akt nënligjor që lidhet me bastet.

Ai u shpreh se ka ende nevojë për punë kjo fushë, ndërsa theksoi se është marrë ekspertizë nga jashtë, në mënyrë që bastet të jenë sipas standardeve ndërkombëtare.

“Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet. Është edhe një akt që është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online.

Kërkohet punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare në mënyrë që të jetë sipas standardeve ndërkombëtare“, tha Malaj.

Prej dy vitesh ligji që legjitimon këtë aktivitet nuk është funksional ndonëse në fuqi, për shkak të një ngërçi në aplikime. Aktorë të tregut i kanë bërë thirrje qeverisë të përshpejtojë rikthimin e aktivitietit, që do të sjellë të ardhura të konsiderueshme për buxhetin; para që momentalisht qarkullojnë në të zezë


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë