Nga Gazeta ‘SI’ – Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi para deputetëve në komisio “Paketën Fiskale” e vitit të ardhshëm dhe atë të “Paqes Fiskale”.
Për këtë të fundit, ministri theksoi se nuk është një amnisti, pasi nuk po falet asnjë përgjegjësi penale. Ai theksoi se kjo do të jetë hera e fundit që qeveria ndërmerr një hap të tillë dhe paraljamëroi se do të nisë mbledhja me forcë e detyrimeve.
Malaj tregoi se bizneset debitore ndaj shtetit nuk paguanin dot as gjysmën e borxhit total,
“Ne nuk jemi duke ndërmarrë një amnisti fiskale. Nëpërmjet paqes fiskale ne nuk falim asnjë përgjegjësi penale. Nuk garantojmë imunitet për askënd dhe mbi të gjitha nuk i shërbejmë askujt që mund të jetë nën hetim apo në procese gjyqësore. Me projektligjin e Faljes së Detyrimeve Tatimore dhe Doganore, mbyllim kapitullin e borxheve të vjetra që tashmë janë parashkruar. Praktikisht falja e zotit të detyrimeve tatimore të doganore, nga ana tjetër parashiko faljen plotësisht të çdo borxhi që është më i vjetër se sa 10 vjet. Për borxhet me vjetërsi 5 deri në 10 vjet ofrohet mundësia që duke marrë në konsideratë edhe gjendjen financiare, kundrejt një pagesë të detyrimit tatimor në masën 50% nëse ky detyrim tatimor paguhet brenda datës 30 qershor 2026, ose pagesës së detyrimit tatimor prej 75% në qoftë se ky detyrim paguhet brenda 31 dhjetor 2026. Biznesi do t’i falet pjesa tjetër e borxhit si dhe gjoba dhe kamatë vonesë. Për borxhet e vjetërsisë nga 0 deri në 5 vjet, do të fshihen gjobat dhe kamatëvonesat kundrejt pagimit 100% të dedikimit”, tha Malaj.
Ministri tregoi se borxhi deri në fund të 2024-s vlerësohet 160 ml dhe se nga paqja përfitojnë 202 mijë tatimpagues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



