Lajme

Ministri Lleshaj në Francë, në fokus emigracioni i paligjshëm

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me homologun
Christophe astaner në Francë ku shprehet se në qendër të bisedës ka qenë bllokimi i emigracionit të paligjshëm, azilkërkuesit dhe lufta kundër krimit, ndërsa shprehet se ka marrë mbështetjen e Parisit për integrimin. Ministri francez ka vlerësuar uljen e numrit me 25% të kërkesave për azil dhe ka kërkuar që të vijojë lufta edhe në vitin 2019.

Ministri Lleshaj ndër të tjera shprehet se ka marrë mbështetjen e Francës për integrimin
“Përfundova një vizitë shumë të rëndësishme në Francë. Me Ministrin e Brendshëm Christophe Castaner bëmë bilancin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe piketuam hapa të tjerë të rëndësishëm për të ardhmen. Mbështjetja e Francës për integrimin europian të Shqipërisë, bllokimi i emigracionit të paligjshëm drejt Francës dhe lufta kundër krimit të organizuar janë fushat e bashkëpunimit të ardhshëm. Pres me kënaqësi vizitën e Castaner në Tiranë së shpejti”, shprehet ministri Lleshaj në Twitter.

Franca ishte njëra nga vendet skeptike vitin e kaluar për hapjen e negociatave, ndërsa Shqipëria pret një vendim pozitiv këtë qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë