Nga Gazeta Si- Pas dështimit të bisedimeve të paqes në Islamabad, Ministria e Jashtme e Iranit ka reaguar duke theksuar se një marrëveshje e menjëhershme nuk ka qenë kurrë një pritshmëri realiste.
Zëdhënësi i saj, Esmail Baghaei deklaroi se negociatat u zhvilluan në një klimë të tensionuar, të karakterizuar nga “mosbesim, dyshim dhe pasiguri”, pas më shumë se 40 ditësh konflikti dhe menjëherë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.
Ai theksoi se pritshmëritë për një marrëveshje të shpejtë ishin të pabazuara.
“Që në fillim nuk duhet të kishim pritur se mund të arrinim një marrëveshje në një seancë të vetme. Nuk mendoj se dikush kishte pritshmëri të tilla,” u shpreh ai për mediat shtetërore iraniane.
Sipas tij, një nga arsyet kryesore të dështimit ishte qëndrimi i palës amerikane, e cila, sipas deklaratave të ministrit, duhet të shmangë paraqitjen e “kërkesave të tepruara”.
Csisht rezultateve zhgënjyese të këtij raundi, Baghaei nënvizoi se procesi diplomatik mbetet i hapur.
“Diplomacia nuk përfundon kurrë,” theksoi ai, duke lënë të kuptohet se mund të ketë përpjekje të tjera për të vazhduar dialogun në të ardhmen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje