Drejtësia

Ministri grek takon në qeli Fredi Belerin, një ditë pas vendimit të gjykatës

Gazeta Si – Ministri grek për Mbrojtjen e Qytetarëve, Johanis Ikonomu, ka takuar këtë të premte në paraburgimin e Durrësit Fredi Belerin, i arrestuar për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit 2023.

Mësohet se ai ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit, ku është takuar me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës.

Vizita e ministrit te Brendshëm me kreun e zgjedhur të Bashkisë HImarë, vjen pasi gjykata vendosi një ditë më parë nisjen e gjykimit në ngarkim të Belerit.

Arrestimi i kandidatit opozitar Fredi Beleri dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit në Himarë, shkaktoi një acarim në marrëdhëniet e Tiranës me Athinën, sepse ai përfaqëson Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila mbron të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.

Ndërsa Greqia kërkoi shpjegime në rrugë diplomatike, kryeministri Edi Rama ka deklaruar, se duhet respektuar pavarësia e organeve të drejtësisë, dhe bëri thirrje që të priten me durim provat dhe fjala e drejtësisë dhe askush të mos nxitohet me përfundime politike.

Nga ana tjetër, Beleri akuzoi kryeministrin Rama si personin përgjegjës që pengon dhënien e lejes së veçantë që ai të kryej betimin. Sipas Belerit, nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij, pasi kjo do të përkthehej në kufizim të rëndë të të drejtave kushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë