Gazeta Si – Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaroi nga Shkodra se në këtë qytet ka problematika që lidhen me policinë, kontrollin e territorit dhe fenomeneve që lidhen me informalitatin dhe krimin.
Balla u shpreh se 247 persona të cilët janë shpallur në kërkim, fshihen në Shkodër.
Sipas tij, ka mbaruar koha kur në Shkodër kishte histori të fortësh. Balla shtoi se për kanabisin, policia ka pasur rezultate të shkëlqyera.
“Shkodra ka një sërë problematikash që lidhen me policinë, kontrolli i territorit dhe lufta ndaj fenomeneve që lidhen me informalitetin dhe krimin. Nga 300 mijë lëndë narkotike të asgjësuara, 200 mijë u kultivuan në Shkodër. Duam një Shkodër të sigurt, ka moszbulim krimesh. Janë 247 persona në kërkim që vijojnë të fshihen në Shkodër. Ka mbaruar koha që Shkodra kishte histori të fortësh, nuk ka më lagje ku policia nuk mund të hyjë dhe nuk mund te ushtronin funksionin e tyre. Misioni ynë është marrja fund e bajraqeve, feudeve në Shkodër. Dua që Liqeni i Shkodrës të mos përmendet më për peshkim të paligjshëm, dua të jetë vetëm në funksion të turizmit. Shkodra po rilind në ofertën turistike”.
Për vitin 2024, ministri Balla ka deklaruar se do të garantohen Alpe të pastra, të cilat do të jenë një destinacion turistik dhe jo destinacion i grupeve kriminale për të kultivuar bimë narkotike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




