Për dekada, konsensusi ekonomik ka qenë që politika fiskale dhe monetare duhet të jenë të ndara. Qeveritë duhet të ofrojnë shërbime publike, shpërndarje të drejtë të burimeve dhe të sigurojnë qëndrueshmërinë e financave publike. Bankat qendrore duhet më pas të rregullojnë normën e interesit që të sigurojnë qëndrueshmërinë e çmimeve. Një model i qartë.
Teoria e ndarjes së politikës monetare dhe fiskale ka pasur gjithmonë një përjashtim, që sigurisht aktivizohet kur ekonomia luhatet. Kur normat e interesit bien aq poshtë sa që politika monetare bëhet e padobishme, bankat kanë nevojë për stimul fiskal që të shmangin një depresion ekonomik. Kriza e 2008-09 dhe ajo e pandemisë së Covid-19 treguan se kjo nuk ndodh vetëm në teori.
Ajo ndjesi duket tashmë e vjetër. Tani që interesat janë më të larta se kurrë, po shtohen thirrjet për koordinim të politikave qeveritare dhe bankare. Gjatë muajve të shkuar, FMN, OECD dhe autoritete të tjera kanë kërkuar rritje të taksave ose kufizim të shpenzimeve publike për të reduktuar kërkesën dhe presionet inflacioniste, duke ndihmuar kështu efektin e politikës monetare.
Në logjikën ekonomike, kjo është bindëse. Politika fiskale ka fuqinë për të ulur kërkesën. Taksat më të larta i lejojnë qeverisë që të shpërndajnë barrën e normave të interesit dhe jo të shohin ata me më shumë borxhe të paguajnë çmimin më të lartë. Përfshirja e qeverisë në qëndrueshmërinë e çmimeve është e dobishme dhe e drejtë.
Banka Ndërkombëtare e Huasë, BIS, muajin e shkuar përmendi se skenari aktual po teston qëndrueshmërinë e rajonit dhe interesat e lartë rrisin shanset për një krizë financiare. Kriza e vitit të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në fondet e pensionit, dhe ajo e bankave europiane e amerikane këtë vit tregojnë qartë se çfarë mund të ndodhë nëse qeveritë nuk ndërhyjnë.
Pra shumë e qartë; qeveritë duhet të ndihmojnë bankat në huamarrje në një kohë inflacionit. Por siç njoftoi FMN-ja javën e shkuar, nuk është aq e lehtë.
Në një dokument të rëndësishëm në forumin vjetor të Bankës Qendrore Europiane, stafi i Fondit paraqiti prova se subvencionet e energjisë që u shpërndanë në të gjithë Europën vitin e kaluar duket se kanë ulur nivelet maksimale të inflacionit total dhe kanë mbajtur rritjen e çmimeve në shkallë të ulët.
Rezultatet e hulumtimit kundërshtuan drejtpërdrejt këshillat e vetë FMN-së; ishte guximi i kryeekonomistit të saj, Pierre-Olivier Gourinchas, për t’i paraqitur vetë gjetjet. Duke studiuar efektin e subvencioneve të energjisë, fondi tani beson se ajo ka nxjerrë jashtë loje stimulin fiskal të qeverive.
Gourinchas ishte i qartë se ky ishte një rezultat specifik i shkaktuar nga ngadalësimi në tregjet e punës në eurozonë, në vend që të shënonte konvertimin e FMN-së në përfitimet e kontrolleve të çmimeve ose subvencioneve. Ai shtoi se juria ishte e paqartë për efektet inflacioniste të subvencioneve të çmimit të energjisë në Mbretërinë e Bashkuar, sepse tregu i punës atje ishte shumë delikat.
Pavarësisht nga vlerësimet e sakta, gjëja e rëndësishme që duhet theksuar është se ne po jetojmë në një epokë të re, shumë më të rrëmujshme. Qeveritë kanë qartë një rol në menaxhimin e inflacionit – në një rënie, kjo do të thotë stimul; kur inflacioni është i lartë, kjo do të thotë taksa më të larta ose masa shtrënguese dhe shumë herë pas here subvencione që shtrembërojnë çmimet. Bankat qendrore janë ende në fund të fundit në kontrollin e inflacionit me politikën monetare, por idesë që qeveritë mund të bëjnë më shumë se bankat, i ka kaluar data e skadencës. /FinancialTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.