Media Galeri

Mini-helikopteri, arma e re që lëshon raketa me lazer

Forca ajrore mbretërore në Britaninë e Madhe ka zhvilluar një mini-helikopter pa pilot të quajtur Jackal që mund të gjuajë raketa me lazer.

Krerët e ushtrisë kanë kërkuar një dron të peshës së lehtë, pasi panë efektivitetin e kësaj teknologjie gjatë luftës në Ukrainë.

Gjatë konfliktit janë përdorur pajisje të lira të cilat janë përshtatur si platformë për armët.

Disa prej tyre janë dronë të cilët janë përshtatur për të hedhur granata mbi tanke.

Deri në shpikjen e mini-helikopterit, mjetet ajrore pa pilot kanë qenë shumë të paqëndrueshme për të lëshuar armë më të sofistikuara.

Mjeti është i pajisur me 8 rotorë dhe mund të përballojë lëshimin e raketave deri në 15 kg dhe do të ndihmojë ushtrinë të afrohet në fushën e betejës pa pësuar dëme të mëdha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë