Në sajë të operacionit të koduar “Rruga e gjatë” të realizuar nga policia e Lezhë dy shtetas vlonjatë kanë rënë në prangat dhe të paktën 3 mina me telekomandë raportohen të jenë sekuestruar. Po ashtu është shpallur në kërkim një i tretë.
Dy vlonjatët e arrestuar janë 23-vjeçari Armand Lukani dhe 21-vjeçarja Amelga Elezi, ndërsa në kërkim është shpallur një 27-vjeçar me inicialet E.E me precedentë të mëparshëm penalë, edhe ky banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e tyre të shpinës janë gjetur 3 minat me telekomandë, por edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar marihuanë, prej 2.3 kg.
Mbi ta rëndojnë veprat penale të “trafikimit të lëndëve plasëse” dhe “prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, procedura që do të ndiqen nga Prokuroria e Lezhës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



