Mondo Duplantis ka fituar 1.2 milionë dollarë… vetëm nga thyerja e rekordeve botërore. Armand “Mondo” Duplantis është vërtetimi njerëzor se ju mund të rrisni nivelin dhe të paguheni për këtë. Kjo pasi çdo tentativë e realizuar për një rekord botëror, dërgon 100.000 dollarë në xhepat e suedezit. Dhe ai ja ka dalë 12 herë çka nënkupton se ai nuk e bën këtë vetëm për famë. Duplantis e ka shndërruar vendosjen e rekordeve botërore në një model biznesi. Një centimetër këtu, një centimetër atje… nuk ka arësye të nxitosh kur zotëron qiellin. Jemi dëshmitarë të ngritjes së një dinaste. Dhe qielli? Nuk është ende limiti…

- Rekordet botërore të Mondo Duplantis:
8 Shkurt 2020 – 6.17m në Toruń
15 Shkurt 2020 – 6.18m në Glasgow
7 Mars 2022 – 6.19m në Beograd
20 Mars 2022 – 6.20m në Beograd
24 Korrik 2022 – 6.21m në Eugene
25 Shkurt 2023 – 6.22m në Clermont-Ferrand
17 Shtator 2023 – 6.23m në Eugene
20 Prill 2024 – 6.24m në Xiamen
5 Gusht 2024 – 6.25m në Paris
25 Gusht 2024 – 6.26m në Chorzów
28 Shkurt 2025 – 6.27m në Clermont-Ferrand
15 Qershor 2025 – 6.28m në Stockholm
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.