Gjatë gjithë kohës ne kemi jetuar me disa merimanga mikroskopike në fytyrën tonë dhe ne nuk kemi ditur asgjë.
Këtu keni disa fakte interesante për to para se të filloni të frikësoheni.
Ata kanë ADN të rëndësishme nga e kaluara jonë

Këto merimangat kanë bashkëjetuar me ne gjatë gjithë evolucionit njerëzor dhe ato që gjenden në fytyrat njerëzore në të vërtetë janë të lidhura me paraardhësit tanë. Ndërsa ne kemi evoluar dhe migruar, merimangat gjithashtu kanë evoluar me ne.
Ka 2 merimanga në çdo zonë prej 3 cm katrorë në lëkurë

Ekzistojnë 2 lloje merimangash që jetojnë në lëkurën tonë dhe njëra prej tyre jeton në fytyrat tona. Ato qëndrojnë zakonisht në pjesë të yndyrshme të lëkurës.
Studimet kanë treguar se ato zvarriten në errësirë dhe ndalojnë në dritë.
Ato mund të shkaktojnë rosacea

Rosacea është një çrregullim i zakonshëm i lëkurës që prek kryesisht lëkurën dhe shkakton skuqje në mjekër, hundë, ballë dhe faqe.
Edhe pse merimangat mikroskopike që jetojnë në fytyrën tonë janë të padëmshme, në rastet kur prania e këtyre merimangave shtohet, ato mund të shkaktojnë rosacea.
Kujdes duhet të tregojnë njerëzit me sistem të dobët imunitar dhe sëmundje të lëkurës pasi kanë më shumë gjasa të preken nga ky çrregullim.
Një numër i vogël i tyre mund të jenë të dobishme

Shumica e rasteve të merimangave nuk shkaktojnë simptoma. Ata mund të kenë jetuar për javë të tëra në fytyrën tuaj, madje pa e vërejtur ndonjëherë. Në fakt, në sasi të vogla, këto lloje merimangash mund të jenë të dobishme për lëkurën tuaj. Kjo sepse ato heqin lëkurën e vdekur në fytyrën tuaj.
Shenjat që tregojnë se duhet të kujdeseni për merimangat që ndodhen në fytyrën tuaj

Meqenëse një numër i vogël i merimangave nuk ka gjasa të shkaktojë ndonjë problem ose simptomë, nuk ka nevojë të shqetësoheni për këtë. Sidoqoftë, nëse një infektim i madh i merimangave ndodh në fytyrën tuaj, gjëja e parë që mund të vini re është një vrazhdësi e lëkurës. Sidoqoftë, simptoma të tjera, si ndjesia e djegies, rritja e ndjeshmërisë së lëkurës, skuqja, kruajtje ose ekzema mund të jenë të gjitha shenja të merimangave të fytyrës. Në këtë rast, është më mirë të kontrolloheni nga një dermatolog.
Burimi: Bright Side. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



