Ka ndodhur

Milano, dy shqiptarë kapen me 5 kg heroinë brenda proshutës dhe 70 mijë euro në banesë

Gazeta Si – Dy shqiptarë të moshës 36 dhe 46 vjeç janë arrestuar në Milano nga policia, e cila gjeti në garazhin e tyre 5.2 kilogramë heroinë.

Disa blloqe droge ishin futur brenda një proshute kalabreze dhe të mbushura me vakum.

Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyve dhe ka gjetur kartëmonedha prej 70 mijë eurosh.

Të dy janë vënë në pranga me akuzën e posedimit me qëllim të shitjes së drogës në konkurs.

Dy të dyshuarit u identifikuan në një makinë në zonën Piazzale Istria nga grupi hetimor i stacionit policor Garibaldi Venezia.

Policët i kanë ndjekur dhe 36-vjeçari është drejtuar me makinë drejt një garazhi në Via Benefattori dell’Ospedale, ku sapo ka vënë re praninë e efektivëve ka tentuar të mbyllë qepenin. Brenda u gjetën pakot e drogës.

Në banesën e të dyve kishte para, në një zarf në krevat, si dhe një makineri profesionale për numërimin e kartëmonedhave, një makinë ambalazhimi me vakum dhe materiale të tjera ambalazhimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë