Gazeta Si – Fitore e thellë e Milanit në ‘Castellani’, 0-3 ndaj Empolit të shqiptarëve, por këtë herë në fushë kishte vetëm mbrojtësin Ardian Ismajli. Skuadra e trajnerit Stefano Pioli fiton në transfertë pas 3 muajsh dhe konsolidon pozitat në zonën e Championsit.
Milani nuk ka gabuar në ndeshjen e fundit të fazës së parë të Serisë A. Kuqezinjtë mundën Empolin dhe tashmë janë të shkëputur 6 pikë nga Fiorentina e vendit të katërt (39 ndaj 33).

Ndeshja nisi si një dizhezë për Milanin, që gjeti avantazhin pas 11 minutash me Loftus-Çik, pas një veprimi të bukur të Leaos në krah. Më pas dyfishoi Oliver Zhiru me penallti, ndërsa në pjesën e dytë, pas një kundërsulmi, erdhi edhe goli i tretë me Traoré.
Nga lojtarët e Kombëtares luajti vetëm mbrojtësi Ismajli, i cili, si gjithë skuadra e tij, nuk ishte në një ditë të mirë. Berisha është ulur në stol javët e fundit dhe rezultati i sotëm tregon qartë se nuk është faji i tij tek Empoli. Po ashtu, edhe sulmuesi Shpendi nuk mori asnjë minute sot.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




