Mike Tyson ka zbuluar se dikur i ofroi 10,000 dollarë një kujdestari të kopshti zoologjik për tu ndeshur me njërin prej gorillave të tyre. Tyson, i cili u përshkrua si ‘Njeriu më i keq në Planet’ dhe u bë kampioni më i ri i peshave të rënda të botës në 1986, ofroi shumën e majme, ndërsa vizitoi një park kafshësh me gruan e tij të atëhershme, Robin Givens.

Ish-boksieri 53-vjeçar tha se gjatë fundit të viteve ’80 mori me qira një kopsht zoologjik të tërë në New York, në mënyrë që ai dhe gruaja e tij të mund të bënin një shëtitje romantike përreth. Pavarësisht se ofronte një shumë të madhe parash, kujdestari i kopshtit zoologjik iu mbajt parimeve të tij dhe nuk pranoi ofertën. Në një intervistë për The Sun, Tyson pranoi: ‘’I kam kërkuar një kujdestari në kopshtin zoologjik të New York, që ta rihapte atë vetëm për mua dhe Robin. Kur arritëm në kafazin e gorillave atje ishte një gorillë e madhe argjendi që rrinte vetëm duke ngacmuar gorillat e tjera. Ata ishin aq të fuqishëm por sytë e tyre dukeshin si një foshnjë e pafajshme. Unë i ofrova punonjësit 10,000 dollarë që të hapte kafazin dhe të më lejonte të godisja gorillën ngjyrë argjendi! Ai nuk pranoi’’.

Sidoqoftë, pas protestave nga aktivistë për mbrojtjen e kafshëve, në lidhje me kafshët e robëruara, Iron Mike ka pranuar se i vjen keq që në të kaluarën ka mbajtur tigra në kafaz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




