Muzike

MIK Festival vjen në edicionin e tij të 8-të

Nga Gazeta “SI”– Korça po përgatitet për edicionin e 8-të të MIK Festivalit, një aktivitet artistik vjetor i drejtuar nga sopranoja e njohur Inva Mula.

Me një program të pasur në lokacione të ndryshme të Korçës, MIK Festival do të presë artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë në një festë e cila do të zgjasë tre ditë.

Hapja e festivalit, nderohet nga artisti kinez Guo Gan me Erhu, dhe shoqërohet nga Xia Wang soprano dhe Genc Tukiçi në piano.

Inva Mula


Nata e dytë rezervon një natë homazh për artistin e madh Gaqo Çako, me praninë e artistëve Inva Mula, Kastriot Tusha, Gjergji Mani dhe shoqëruar nga orkestrа simfonike e Forcave të Armatosura.

Ndërkohë nata e tretë është e gjitha një natë vjeneze, ku artistët Inva Mula, Eno Peçi, koreografi dhe primobalerini i Teatrit të Vjenës dhe Adela Muçollari do të performojnë nën tingujt e orkestrës simfonike të ushtrisë, duke e përmbyllur festivalin me natën e fundit nën shoqërinë e sopranos Norma Sereni.

MIK Festival do të zhvillohet në lokacione të ndryshme, duke kaluar nga Hani i Pazarit në Teatrin “Çajupi”, nga Drenova në Vithkuq, dhe vende të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë