Media Galeri

Migrimi masiv i gaforreve të kuqe

Më shumë se 65 milionë gaforre në Australi nisën migrimin e tyre vjetor drejt oqeanit për t’u shumuar në ishullin piktoresk të Krishtlindjeve dhe pushtuan rrugët.

“Kanë kaluar vetëm pak ditë, por tashmë ka nisur migrimi i madh. Ne po i vëzhgojmë dhe do ta bëjmë këtë gjatë javëve të ardhshme. Kemi një numër shumë më të lartë të gaforreve gjatë këtij viti, krahasuar me vitet e shkuara”, tha menaxheri i specieve, Derek Ball. 

Migrimi masiv i gaforreve zakonisht shkakton bllokime të qarkullimit të makinave në ishull, shpesh duke detyruar edhe devijime të rrugëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë